“Emri”, Sllovenia: Mbeshtesim Greqine

12/12/2009 10:15

Kryeministri i Sllovenise, Borut Pahor ka dale hapur ne mbeshtetje te Greqise persa i takon kontestit te emrit kushtetues te Maqedonise.

Ne nje konference per shtyp, Pahor ka vleresuar vendimin e Keshillit te Ministrave te BE per shtyrjen e dates se hapjes se negociatave me Maqedonine.

“I thashe Nikolla Gruevskit se Greqia eshte anetare e Bashkimit Evropian, se mund te llogarise gjithmone mbi solidaritetin tone dhe se Maqedonia nuk eshte vend anetar, por interesi i saj jetesor eshte te behet sa me shpejt te jete e mundur”, ka deklaruar Pahor.

Top Channel