Bllaca, EULEX: Deklaratat “top secret”

04/12/2009 11:15

Prokuroria speciale qe ka marre ne pyetje Nazim Bllacen do te ruaje konfidencialitetin e deklaratave te tij.

Lajmin e ka bere te ditur misioni EULEX, i cili e ka argumentuar kete vendim me ecurine e hetimeve te kesaj ceshtjeje.

“Parimi i konfidencialitetit eshte baze per sundimin e ligjit qe ka per qellim sigurimin e efektshmerise se hetimeve”, thuhet ne nje komunikate te misionit evropian.

Ne te saktesohet me tej se vetem pasi te jene mbyllur hetimet do te vleresohet nese personat e perfshire do te dalin ose jo para gjykates.

Nazim Bllaca beri jehone ne mediat kosovare pasi deklaroi se kishte punuar si agjent i SHIK-ut dhe se kishte marre pjese ne 17 aksione per vrasje, shantazhe e dhunime.

Top Channel