Rektorati “ngrin” listen e fituesve te Mjekesise

03/12/2009 09:00

Rektorati i Universitetit te Tiranes ka shpallur dje listen e fituesve te cilet kerkuan transferimin e studimeve nga nje fakultet ne tjetrin. Ne baze te mesatares, krediteve dhe kritereve te kualifikimit, vendosur nga secili universitet, u krye edhe perzgjedhja e fituesve.

Listat e fituesve u derguan per miratim ne Rektoratin e Universitetit te Tiranes, per te vazhduar me pas me procedurat dhe pranimet e reja, sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave, per kuotat e transferimeve.

Por Rektorati i Universitetit te Tiranes nuk ka firmosur ende listen e fituesve per Fakultetin e Mjekesise. Mbi dhjete ankesa kane mberritur ne rektorat per paqartesi dhe mosnjohje te kritereve perzgjedhese ne procesin e konkurrimit per te gjithe ata qe kerkuan t’i transferojne studimet ne degen e Mjekesise.

Kriteret

Çdo fakultet vendos kritere perzgjedhese per studentet qe do te pranoje çdo vit ne fakultet dhe me pas keto afishohen. Ankesat e mberritura ne rektorat shprehin shqetesimin se ne Fakultetin e Mjekesise keto procedura nuk jane afishuar, dhe ata edhe pse kane plotesuar kriterin e mesatares se larte, nuk jane shpallur fitues.

Te ndodhur ne keto kushte, specialistet e rektoratit kane kerkuar pezullim dhe shqyrtim te kesaj çeshtjeje, duke kerkuar me shume detaje dhe informacion per secilin kandidat te shpallur fitues. Kjo do te thote se Fakulteti i Mjekesise do te ridergoje listen me emrat e fituesve dhe kriteret mbi te cilat ata jane perzgjedhur.

Pas permbushjes se kushteve te kerkuara nga “institucioni epror”, lista e fituesve per transferimet e studimeve do te shpallet zyrtarisht edhe ne Fakultetin e Mjekesise.

Transferimet

Kane te drejte te transferojne studimet te gjithe ata studente te cilet kerkojne te ndjekin sistemin e dites, ndersa ndodhen me korrespondence, te ikin nga sistemi privat ne sistemin shteteror.

Po ashtu kane te drejte te transferojne studimet te gjithe ata studente te cilet kane fituar nje te drejte studimi ne universitetet jashte vendit dhe kerkojne te transferohen definitivisht ne Shqiperi.

Ne baze te kritereve, kuotave te propozuara nga universitetet, merret vendimi i Keshillit te Ministrave per kuotat e vendosura ne dispozicion per transferime.

Pas shpalljes se procedurave nga Rektorati i Tiranes, aplikantet dorezojne dokumentacionin sipas afateve te percaktuara me pare.

Menjehere pas mbylljes se fazes se aplikimit, ne baze te kritereve dhe kuotave, fakultetet kryejne edhe perzgjedhjen. Lista e fituesve mberrin per miratim ne rektorat.

Ne kete liste sqarohen te dhenat e secilit fitues, per kushtet qe ka plotesuar, kriteret e permbushura dhe vertetesise e autenticitetit te dokumentacionit te dorezuar. Çdo vit mberrijne me dhjetera kerkesa per transferim te studimeve. Nder fakultetet me te kerkuara per transferim jane Juridiku apo Shkencat Sociale, sidomos nga ata qe i kane nisur studimet ne Maqedoni.  
 

Top Channel