
Bien kembenat e alarmit ne skuadren e Chelsea pasi skuadra e drejtuar nga Ancelotti ka regjistruar humbjen e dyte ne 3 ndeshjet e fundit.
Ne perballjen e pare te kesaj jave, londinezet humben 2-1 ne fushen e Aston Villa-s edhe pse kaluan te paret ne avantazh. Ne minuten e 15-te te takimit Drogba, i ndihmuar nga fati shenon golin e pare dhe te vetem per skuadren e tij, pasi klubi nga Birmingham-i u tregua me i sakte ne minutat ne vazhdim.
Ne te 32-ten vendasit barazuan shifrat me ane te Dunne qe perfitoi nga nje gabim i Lampard. 7 minuta nga fillimi i pjeses se dyte ka ardhur edhe goli i fitores nga Collins qe nuk e pati te veshtire me porten bosh pas gjuajtjes se fuqishme te Young.
Ne rast se Manchester United fiton ne perballjen me Bolton, skuadra “Red Devils” ka mundesi te ngjitet ne vendin e pare te klasifikimit.
Top Channel