Itali, “HP” pergatit shkarkimin e 130 punetoreve

23/09/2009 16:05

Po pergatiten per cdo forme lufte dhe per kthimin ne pune 130 punetore te deges italiane te gjigantit  te kompjuterave “Hewlett Packard”.

Sipas informacioneve te mediave lokale, 130 punetoret kercenohen nga nje shkarkim kolektiv, te njoftuar nga selia qendrore e kompanise.

Burimet saktesojne se numri ne fjale eshte zgjedhur nga 598 punetoret e te gjitha selive ne Itali dhe shtojne se thelbesor do te jete takimi qe do te mbahet me 5 tetor nga kreret e kompanise.

Top Channel