“Emri”, negociatat pas zgjedhjeve ne Greqi

09/09/2009 16:25

Negociatat mes Athines dhe Shkupit per ceshtjen e emrit do te shtyhen serish, kete here per shkak te zgjedhjeve te parakohshme qe do te mbahen ne Greqi.

Bisedimet per ceshtjen ne fjale, te cilat po zhvillohen nen drejtimin e OKB-se, muajin e kaluar hyne ne nje faze te re ku palet pritej t’i afroheshin zgjidhjes, por shkrirja e Parlamentit ne Greqi ndryshoi situaten.

Gjithesesi, presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka shprehur bindjen e tij se zgjedhjet ne shtetin helen nuk do ta pengojne zgjidhjen e ceshtjes se emrit.

“Zgjedhjet jane nje ceshtje e brendshme e Greqise dhe ne i urojme gjithe te mirat. Shpresojme qe dinamika e bisedimeve per emrin, qe filloi pas zgjedhjeve ne Maqedoni te vazhdoje”, ka deklaruar Ivanov.

Top Channel