“Bechtel&Enka”, ne kerkim te Prishtine-Vermise

02/09/2009 20:30

Shtate kompani te huaja, ne mesin e tyre edhe kompania amerikano-turke “Bechtel and Enka”, do te marrin pjese ne tenderin per ndertimin e autostrades Prishtine-Vermise.

Kjo u be e ditur ne mbledhjen e Komitetit Nderministror per kete projekt, i cili miratoi rekomandimet e kompanise konsultuese “Eversheds” qe autostrada do te ndertohet nga partneriteti publiko-privat nepermjet kredise.

Ministri i kosovar i Transportit dhe Poste Telekomunikacionit, Fatmir Limaj njoftoi se deri me 25 shtator do te hapet oferta per ndertimin e autostrades, nderkohe qe punet ne terren do te nisin me se largu ne muajin nentor dhe do te duhej te perfundonin pas 36 muajve.

“Do te kete punesim, zhvillim te ekonomise dhe rritje te GDP-se ne vendin tone”, ka deklaruar Limaj.

Banka Boterore nga ana tjeter mbeshtet opsionin per partneritet publiko-privat, por vazhdon te shprehet e rezervuar persa i perket kreditimt te qeverise se Kosoves per kete projekt.

“Anetaresimi i vendit ne Banken Boterore mundeson qasje ne shume mekanizma, qofshin ato grante, hua, apo keshilla teknike. Ne po ashtu po shikojme mundesine e investimeve jo vetem ne nje sektor apo tjeter, por te atyre qe kane perparesine e qeverise. Ne fakt, javen e kaluar ne patem nje ekip i cili do te vleresoje se cili eshte sektori me i nevojshem”, ka deklaruar Ranjit Najak, perfaqesues i Bankes Boterore ne Kosove.

Ndonese me heret eshte deklaruar se ndertimi i autostrades Prishtine-Vermice do te kushtoje rreth 1 miliarde euro, autoritetet te merkuren nuk folen per koston e projektit.

Sa i perket kompanive te tjera qe do te marrin pjese ne tender pervec “Bechtel and Enka”, jane kompania “Makyol” nga Turqia, “Pizzaroti” dhe “Porr” nga Italia, “Strabag” dhe “Alpina” nga Austria dhe “Terna” nga Greqia.

Kushtet kryesore qe keto kompani te hyjne ne xhiron e ngushte kane qene nje xhiro mesatare qe kalon shumen 80 milione euro ne vit, te kene ndertuar mbi 60 km autostrade ne 5 vitet e fundit, te kene kryer me sukses ndertimin e mbi 5 km tunel, si dhe te kene realizuar projekte me sukses brenda buxhetit dhe afatit kohor te parashikuar.

Top Channel