“Albpetrol” nuk ka para per rrogat

19/07/2009 08:35

Vonohen pagat per te gjithe  punonjesit e kompanise “Albpetrol”. Shkak eshte bere mungesa e fondit qe duhet per te paguar te gjithe sektoret dhe ndermarrjet vartese te “Albpetrolit”.

Drejtuesit e kompanise kane dhene shpresa per levrimin e fondit te pagave brenda pak ditesh, ndersa mes naftetareve po qarkullojne informacione se deri ne muajin gusht nuk do te behet shlyerja e asnje punetori, per faktin se arka e “Albpetrolit” eshte boshatisur nga fushata elektorale.

Rreth 4800 naftetare qe  punojne ne kete kompani shteterore jane ne  pritje te pages se tyre prej me shume se 10 ditesh. Naftetaret kane shkuar gjate ketyre diteve prane bankomateve ku me pare kane terhequr pagat e tyre, por llogarite kane qene te boshatisura.

Pasi kane konstatuar kete, shume prej naftetareve jane interesuar prane sporteleve te bankave, ku u kane thene se kompania nuk e ka levruar ende fondin e pagave. “Pagen duhet qe ta kishim marre qe ne fillim te muajit korrik. Behet fjale per pagen e muajit qershor.

Ajo ende nuk eshte hedhur. Une vete personalisht kam shkuar mbi kater here te bankomati”, thote Pali, punonjes ne sektorin e Zharrzes, qe ben pjese ne Ndermarrjen e Prodhimit te Naftes Patos.

Top Channel