Heqja e vizave, “ngel” Kosova

14/07/2009 19:40

Propozimi i Komisionit per ndryshimin e rregullores se vitit 2001 te Bashkimit Evropian per kalimin nga lista e zeze ne ate te bardhe te 3 vendeve te rajonit perfshin per here te pare Kosoven.

Explanatory Memorandum qe publikohet te merkuren nga Komisioni Evropian parashikon, sipas burimeve diplomatike, qe Kosova te perfshihet ne listen negative, pra te vendeve qe kane nevoje per viza Schengen, por pa marre parasysh statusin e saj nen rezoluten 1244.

Shqiperia dhe Bosnja nuk i plotesojne kriteret per t’u perfshire ne rekomandimin e Komisionit per heqjen e vizave.

Malit te Zi i mbeten ende 3 kritere pa permbushur, ndersa Serbise 4 te tilla, por parashikohet permbushja e plote e tyre deri ne miratimin e ketij rekomandimi nga keshilli i ministrave te Brendshem te BE-se ne 30 nentor.

Komisioni Evropian nenvizon se liberalizimi i vizave do te jete i vlefshem vetem per pasaportat biometrike ne 3 shtetet e favorizuara: Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi.

Per Shqiperine i njejti proces, sipas burimeve diplomatike, pritet te kaloje ne rastin me te mire ne fund te vitit 2010.

Top Channel