“Air Berlin”, kompania gjermane hyn ne Kosove

08/07/2009 14:15

Kompania e dyte ajrore ne Gjermani pas “Lufthansa”, “Air Berlin”, prej dites se sotme do te kete nje zyre edhe ne Kosove.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave “Kosova Airlines” dhe perfaqesuesit e kompanise gjermane nenshkruan sot marreveshjen dypaleshe.

Sipas burimeve, “Air Berlin” do te organizoje 10 fluturime ne jave dhe mijera fluturime ne vit per linjen Prishtine-Zyrih-Prishtine.

Gjithashtu, destinacione te tjera do te jene edhe Gjermania, Austria dhe Shtetet e Bashkuara. Pronari i “Air Berlin”, Joachim Unold deklaroi se eshte i lumtur qe po vendosen ne Prishtine.

Top Channel