“Emri”, thellohen perplasjet Athine-Shkup

26/05/2009 16:20

Bashkepunimi mes Shkupit dhe Athines ne luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit eshte cenuar per shkak te mosmarreveshjeve mbi ceshtjen e emrit.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave bashkepunimi mes institucioneve te dy vendeve eshte nderprere per shkak te nje urdheri te ministres se Jashtme greke Dora Bakojanis.

Kjo e fundit ka dhene udhezime te sakta qe institucionet greke te mos u pergjigjen shkresave ku figuron emri Republika e Maqedonise.

Mediat maqedonase e komentojne kete vendim si nje thellim te hendekut mes Athines dhe Shkupit per ceshtjen qe pengoi anetaresimin e Maqedonise ne NATO.

Top Channel