“Emri”, Riker: Shkupi e Athina, me shume angazhim

13/05/2009 17:00

Ambasadori amerikan ne Shkup, Filip Riker ka deklaruar se Maqedonia dhe Greqia duhet te angazhohen me shume per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.

Riker ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do te angazhohen maksimalisht per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, qe eshte nen patronazhin e OKB-se.

“Shkupi dhe Athina duhet te punojne per ta zgjidhur kete kontest. SHBA do te bejne gjithcka qe munden per te ndihmuar ne kete proces, i cili zhvillohet nen patronazhin e Kombeve te Bashkuara”, ka deklaruar Riker.

Top Channel