Jeremiç: GJND do vendose kunder pavaresise

22/04/2009 14:35

Ndersa Kosova eshte optimiste per nje vendim pozitiv te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, Serbia eshte e bindur se ajo do te vendose kunder pavaresise.

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremiç beson se vendimi do te jete ne mbeshtetje te Serbise. “Besojme se Prishtina ka shkelur te drejten nderkombetare duke deklaruar pavaresine dhe se vendi me i mire per ta provuar kete eshte para GJND-se”, u shpreh Jeremic per shtypin e Beogradit.

Ai eshte shprehur se vendimi i GJND-se do te pasohet nga bisedime te reja per statusin e Kosoves. “Qeveria e Prishtines hedh poshte çdo mundesi dialogu rreth statusit, por ne duam te krijojme rrethana, permes se cilave zgjidhja e vetme racionale do te jete dialogu per statusin e Kosoves”, tha Jeremiç.

Top Channel