Tajlande, arrestohet lideri i protestuesve

12/04/2009 09:30

Policia tajlandeze ka arrestuar liderin e manifestuesve anti-qeveritare, qe dje u futen me force ne nje ndertese shteterore.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave ne pranga ka perfunduar Arisman Pongreungrong.

Nderhyrja e protestuesve ne ndertesen e Patajase detyroi kryeministrin Abhisit Vejavijva qe te shpallte gjendjen e jashtezakonshme dhe te anulonte nje samit.

Burimet shtojne me tej se Pongreungrong u arrestua nga nje skuader speciale qe organizoi nje blic ne shtepine e tij.

Top Channel