Papa kremtoi meshen e vigjiljes se Pashkeve

12/04/2009 10:15

Papa Benedikti XVI kremtoi meshen e vigjiljes se Pashkeve ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan.

Ati i shenjte i ftoi besimtaret katolike te ndjekin mesimet e kishes dhe te dalin ngadhnjimtare mbi cdo peshtjellim te koheve tona.

Ne te katerten pashke te papatit te tij, Papa Ratzinger udhehoqi mijera besimtare ne ndezjen e qirinjve, deri ne ngjalljen simbolike te Krishtit.

Dhjetera besimtare kremtuan vigjiljen e Pashkeve edhe ne Betlehem. Ne kishen e lindjes se Krishtit u zhvillua ceremonia tradicionale e ndezjes se qirinjve dhe procesionit te ringjalljes.

Top Channel