Durres, shperndahen 230 tapite e para te ALUIZNI-t

04/04/2009 08:20

Shperndahen certifikatat e para te pronesise ne Durres, ndersa te qenet ne nje vit elektoral ka vene ne dileme shume prej perfituesve nga procesi i legalizimit per te shlyer ose jo detyrimet financiare ndaj shtetit.

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave Informale, ka zhvilluar ne Durres nje ceremoni, gjate se ciles eshte bere shperndarja e certifikatave te para te pronesise per banoret e qytetit te Durresit. Rreth 230 pronare jane pajisur me tapite e ndertimeve te legalizuara tashme.

Ne ceremonine e organizuar me kete rast ne Durres per shperndarjen e 170 certifikatave te para kane qene te pranishem deputete te zones, si dhe kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, dhe drejtues te pushtetit vendor. Ne fjalen e tij, Shaban Memia ka thene se ne Qarkun e Durresit jane rreth 37 mije objekte informale, nga te cilat 22 mije jane gati per shlyerjen e detyrimit financiar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA