Marius: Kosova, “Ok” në Botërorin e xhudos

19/03/2009 09:20

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos (IJF), Vizner Marius, të mërkurën ka vizituar Kosovën. Përveç takimit me drejtuesit e Federatës së Xhudos (FXHK), ai bisedoi edhe me Besim Hasanin, kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ministrin e Sportit, Valton Beqiri, si dhe Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Gjatë qëndrimit, numri një i xhudos botërore konfirmoi mbështetjen për sportin e xhudos në shtetin më të ri të Evropës.

Edhe pse nuk premtoi anëtarësim të shpejtë në IJF, ai tha: “Do t’i ftoj xhudistët kosovarë që të marrin pjesë si të ftuar specialë në Botërorin e Roterdamit, në muajin gusht. Shpresoj të prezantohen me flamurin e Kosovës”.

Gjithashtu, Marius siguroi një vend për sportistët kosovarë në Olimpiadën 2012 (pa norma), nëse deri në këtë periudhë, KOK anëtarësohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta