Kosove, nis manifestimi Epopeja e UÇK-se

05/03/2009 11:55

11-vjetori i vdekjes se komandantit legjendar, Adem Jashari, do te perkujtohet me manifestimin e pervitshem treditor “Epopeja e Ushtrise Clirimtare te Kosoves”.

Aktiviteti kete vit zhvillohet nen kujdesin e kryeministrit Hashim Thaci. Gjate ketyre diteve eshte parashikuar qe zyrtare te larte te Kosoves dhe te partive politike te bejne homazhe ne Prekaz.

Manifestimi “Epopeja e UCK”-se do te mbyllet me Naten e Zjarreve diten e shtune. Shkollat kosovare oren e pare te mesimit sot ia kushtuan renies heroike te komandantit Adem Jashari dhe luftes se UCK-se.

Top Channel