Bakojanis: Shkupi pengon zgjidhjen e “emrit”

02/02/2009 16:35

Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis ka deklaruar se Greqia eshte e interesuar per te gjetur nje zgjidhje per ceshtjen e emrit kushtetues te Maqedonise.

Por, duke folur ne nje interviste per mediat serbe, ajo ka theksuar se per fat te keq kjo ceshtje po pengohet nga qendrimi provokativ i Maqedonise.

“Deshiroj te theksoj se nje zgjidhje e pranueshme per te dyja palet do te ishte ne dobi jo vetem te Maqedonise, por edhe te stabilitetit ne Evropen juglindore. Gjithashtu, ne kete menyre do te rriteshin shanset per integrimin e Maqedonise ne NATO e BE”, ka pohuar Bakojanis.

Top Channel