Weinstein dhe akuzueset, marrëveshje 25 milionë dollarëshe
12/12/2019 19:20

Harvey Weinstein dhe akuzueset e tij kanë arritur një marrëveshje paraprake. Plot 25 milionë dollarë dëmshpërblime për dhjetëra viktima që e akuzojnë sot ish producentin për molesti dhe përdhunime. Weinstein, siç thonë burime të New York Times, nuk duhet të paguajë asgjë nga xhepi i tij dhe as nuk duhet të pranojë agresionet seksuale për të cilat akuzohet. Pagesa do të bëhet nga shoqëria e sigurimeve që përfaqëson kompaninë Weinstein, ish studio e produksionit Weinstein që falimentoi. 25 milionë dollarët për akuzueset duhet të jenë vetëm një pjesë e një totali prej 47 milionë dollarësh me të cilët shoqëria do të mbyllte llogaritë me kreditorët. Ish bosi i Miramax doli të mërkurën në gjykatë, duke ecur me vështirësi, me ndihmën e një mbajtëseje. Ndërsa avokatët e tij thanë se do ti nënshtrohet një operacioni në shpinë. Mes akuzueseve të Weinstein janë edhe aktore të famshme si Angelina Jolie, Guineth Paltrou dhe Salma Hajek. Asnjë prej tyre sidoqoftë nuk është pjesë e denoncimeve për të cilat është arritur edhe marrëveshja.

“Nënat e Srebrenicës” ngrenë padi kundër Holandës
21/01 20:10
Nis hetimi në senat/ A do të shkarkohet Donald Trump…
21/01 20:07
Virusi vdekjeprurës, 300 të prekur dhe 6 viktima/ Shkencëtarët identifikojnë virusin e rrezikshëm
21/01 20:02
Një shqiptare në Davos/ Nita Shala: Mundësia më e mirë për të diskutuar mbi tema me rëndësi globale
21/01 19:54
Vuçiç për taksën: Pres të hiqet nga qeveria e re
21/01 19:27
Stuhia “Gloria” godet Francën dhe Spanjën
21/01 19:07
Vuitton prezanton diamantin e dytë më të madh në botë
21/01 19:00
Trump vs Thunberg/ Përplasje në Davos për klimën
21/01 18:57
Greva në Paris/ Rritet me 40% numri i aksidenteve rrugore
21/01 16:43
Virusi vdekjeprurës/ Shkencëtarët identifikojnë virusin e rrezikshëm
21/01 15:54
Kartele droge dhe armësh/ Arratisen rreth 80 kriminelë të rrezikshëm, hapën tunel në burg
21/01 13:38
Katër të vdekur nga virusi i ri në Kinë
21/01 10:08
Dorëhiqet drejtori i BBC
21/01 03:11
Inteligjenca artificiale/ Google bën apel për rregullore
21/01 03:08
Nga Viena në Bruksel/ Treni i natës që mbron ambjentin
20/01 21:33
Reshje rekord bore në Kanada, edhe ushtria në ndihmë
20/01 21:19
“E hëna blu”, dita më e trishtuar e vitit!
20/01 21:17
Kina: Virusi i ri i pneumonisë transmetohet nga njeriu në njeri
20/01 18:27
“Selfie” i Van Gogut/ Ekspertët provojnë origjinalitetin
20/01 17:21
Përkthyesi i Bundeswehr akuzohet për spiunim në favor të Iranit
20/01 17:01