Wake Up/ Shqiptari i filmit “Honeyland”: Pse historia e Hatixhesë na hapi dyert në “Oscar”
19/02/2020 12:05

Fejmi Daut dhe Samir Ljuma, janë dy kineastë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët me filmin "Honeyland", ia dolën që të shkelnin në tapetin e kuq të ceremonisë së ҫmimeve "Oscar". Filmi dokumentar "HoneyLand" me regji të Lubo Stefanov dhe Tamara Kotevska është filmi i tretë nga Maqedonia e Veriut që nominohet për çmimin prestigjoz, ndërsa është i pari në historinë e vendit që ka dy nominime. Më konkretisht u nominua në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar, ku përpos tij ishin edhe filmi “Corpus Christi” nga Polonia, filmi “Les Miserables” nga Franca, “Pain and Glory” nga Spanja dhe “Parasite” nga Koreja e Jugut."HoneyLand" gjithashtu u nominua edhe në kategorinë e filmit më të mirë dokumentar, së bashku me filmat: “American Factory”, “The Cave”, “The Edge of Democracy”, dhe “For Sama”. Kjo është një eksperiencë shumë e rëndësishme për karrierën e tyre në vazhdim. Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të filmit Oscar u mbajt në Los Angeles më 9 shkurt. Ndërkohë pak ditë më parë Samir Ljuma dhe Fejmi Daut morën edhe çmimin për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar në ndarjen e çmimit të 34-të të ASC (The American Society of Cinematographers). Ata kanë qenë në vende të ndyshme të botës, nëpër festivale të rëndësishme ku kanë prezantuar filmin e tyre. Xhirimet e këtij filmi ka zgjatur tre vite dhe personazhi kryesor është Hatixhe Muratova, e cila shfaqet në këtë dokumentar sikurse është në përditshmërinë e saj. Ajo është një bletërritëse maqedonase me origjinë turke që jeton në fshatin Bekirlija të komunës së Lozovës. Hatixhe jeton së bashku me nënën e saj 85-vjeçare pjesërisht të verbër, Nazifen, e cila është plotësisht e varur nga kujdesi i së bijës. Të dyja e sigurojnë jetesën vetëm në saj të fitimeve nga mjalti të cilin e Hatixhe e tregton në Shkup duke udhëtuar për katër orë në këmbë dhe me tren.

#MeTooGarçons, lëvizja që i jep zë viktimave meshkuj të abuzuar. A do bashkohet Shqipëria?/ Wake Up
28/03 10:39
Ndizet debati në studio/ Burrat shqiptarë kanë nevojë për mbrojtje/ Wake Up
28/03 10:35
Robert Aliaj: Jemi shoqëri barbare, nuk mbrojmë të dobtin/ Wake Up
28/03 10:31
Loja në Wake Up/ Nela u lumturua kur Zanua u kthye nga shtrak-shtruk/ Wake Up
28/03 09:52
Skenarët që e presin Shqipërinë për popullsinë/ Wake Up
28/03 09:50
Pse po lindin më pak gratë në Shqipëri që prej vitit 1950?/ Wake Up
28/03 09:49
Hoqën unazat që t’i mbanin në punë. Ilir Alimehmeti: I duan pa fëmijë/ Wake Up
28/03 09:47
Mbani mend përmendësh numra telefonash të të afërmve tuaj?/ Wake Up
28/03 09:23
Moti/Si u shkaktua reja e pluhurit dje? Ditë me diell, rriten temperaturat/ Wake Up
28/03 09:17
Romeo-Heidi ndizet erosi/Sherr Egla-Ilnisa, Meritoni i ndan/Rikja-Julit:T’hëngsha sytë/ Wake Up
28/03 09:09
Ish-banorët e BBV3 zbulojnë kush eliminohet të shtunën/ Wake Up
27/03 10:30
Albi Nako zbulon testin që i ka bërë Romeos dhe Heidit/ Wake Up
27/03 10:30
“Egla fituese e BBV3”. Përse Ledjona zgjodhi atë dhe jo Erjolën? Wake Up
27/03 10:21
Pse e duan princeshën e Wellsit britanikët, ngjashmëria me Dianën/ Wake Up
27/03 09:53
Pse vonoi familja mbretërore për lajmin e sëmundjes së Kate Middleton? Wake Up
27/03 09:50
Gjendja shëndetësore e Kate Middleton, gazetari rrëfen detajet/ Wake Up
27/03 09:42
Mos e beso po deshe, por në rini kam punuar edhe si shtrak-shtruk, rrëfeu Zhani/ Wake Up
27/03 09:35
Kush është personi që ju ka mësuar si të jetoni? Wake Up
27/03 09:28
Mot me shi, por me temperatura të larta! Çfarë po ndodh? Wake Up
27/03 09:26
Si e shpëtoi Meritoni-Ilnisën?/Noto ose mbytu për Romeon/Egla dhe vijat e kuqe/ Wake Up
27/03 09:22