Wake Up/ Nxënësit shqiptarë të dobët në matematikë, lexim dhe shkencë. Ja pse?
12/12/2019 11:21

Raporti ndërkombëtar vjetor “Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve” (PISA), që mat dhe vlerëson aftësitë e nxënësve shqiptarë të moshës 15 vjeç në lexim, matematikë dhe shkencë, e rendit Shqipërinë nën nivelin mesatar të dijeve. Në këtë testim është matur kapaciteti i 32 milionë nxënësve në mbarë botën. Ndër 79 vende pjesëmarrëse, Shqipëria renditet në vend të 61-të, nën nivelin mesatar në matematikë, lexim dhe në shkenca. Në rajon, vendi jonë ka lënë pas vetëm vende si Maqedonia, Kosova, Bosnja.. Duke bërë një krahasim me raportin e kaluar, rezulton se kemi zbritur 10 vende, duke e përkthyer këtë renditje se nxënësit shqiptarë nuk kanë arritur të avancojnë në njohuritë e tyre, duke bërë të mundur që ata të vlerësohen si të dobët në renditjen ndërkombëtare. Shqipëria në këtë raport është paraqitur me 405 pikë në lexim, 437 pikë në matematikë dhe 417 ne shkenca natyrore. Vlerësimi mund të shprehet me pikë ose me nivele performimi (nivelet 1-2 performancë e ulët, 3-4 mesatare dhe 5-6 e lartë). Tabela paraqet arritjet e nxënësve (pikët mesatare të mostrave), në dy edicionet e fundit. Për krahasim, mesataret e OECD luhaten aty te 490–500 pikët. Për sa i përket rajonit Kroacia ka bere përmirësime duke kaluar ne vendin e 29- te, Serbia e renditet në vendin e 45 , Mali i Zi në vendin 52, Maqedonia e Veriut në vendin 67, ndërsa Kosova është cilësuar në raport si një ndër vendet me cilësinë më të ulët të rajonit, duke u renditur në vendin e 77-të. Ndërsa për sa i përket vendeve të para, si gjithmonë kryesojnë vendet aziatike sic duket dhe nga grafikat që Pisa ka pasqyruar. Pisa është një studim që bëhet çdo tre vjet, dhe në vendin tonë janë testuar mesatarisht njohuritë e rreth 5000 mijë nxënësve.

Njoftimi i fundit i Mark Zuckerberg është i frikshëm…/ Wake Up
19/04 10:17
Menaxheri i Heidi Bacit:Martesa Heidi-Romeo do vazhdojë dhe jashtë, nuk bën gjëra pa dëshirë/Wake Up
19/04 10:08
Ekskluzive/Menaxheri i Heidit: Ka lindur për të bërë televizion, ja me çfarë merret në Itali/Wake Up
19/04 10:00
“Nuk duam luftë”, Analisti: Meshazhet që mora mbrëmë nga Izraeli/ Wake Up
19/04 09:59
Armët bërthamore, Izraeli godet shumë afër…./ Wake Up
19/04 09:56
Loja në Wake Up/ Si rregull Xheni përdor vetëm krem shtrak-shtruk. Çfarë?/ Wake Up
19/04 09:53
Lufta e tretë botërore ka nisur. Analisti: Konflikte të hapuara kudo/ Wake Up
19/04 09:52
Cilat Podcast-e ndiqni me kënaqësi?/ Wake Up
19/04 09:23
Erjola: Pashë veten në dyert e spitalit/ Liam-Lidi, kush eliminohet? Çfarë ndodh nesër?/ Wake Up
19/04 09:23
Fundjavë e ftohtë, vijon ulja e temperaturave. Reshje shiu dhe dëbore, zonat që preken/ Wake Up
19/04 09:18
Pija që mban në formë Victoria Beckham. Ti do e provoje? Wake Up
18/04 10:24
Rikja: Me zemër dua ta fitojë Roza, por fitues është Jul Deda! Wake Up
18/04 10:12
Rike Roçi: Jam single, u ndava sapo dola nga BBV3. S’kisha flutura në stomak – Wake Up
18/04 10:10
Ekskluzive, Rikja: E vërteta ime me Meritonin/ Eglës do i hidhja sërish pana n’kokë/ Fatjoni…Wake Up
18/04 10:06
Loja në Wake Up/ Kela u ndje shumë e fryrë pas supës shtrak-shtruk/ Wake Up
18/04 09:50
Gjimnazistët shqiptarë mbi 6 orë online. Aktivistja: Kohë e shkuar dëm për të ardhmen
18/04 09:48
Aktivistja: Në klasën e 9 duhet të nisë këshillimi për karrierën, ka disa arsye… Wake Up
18/04 09:48
Kërkoj punë në Gjermani”, pyetja më e shpeshtë në google nga të rinjtë shqiptarë/ Wake Up
18/04 09:45
Mësuesja shqiptare në Dubai: Situatë apokaliptike, qiell jeshil dhe errësirë totale/ Wake Up
18/04 09:34
Ndikim ciklonar, shi dhe vransira. Durrësi do përfshihet nga vala e të nxehtit, ç’po ndodh? Wake Up
18/04 09:19