Wake Up/ Eva Alikaj: Unë jam Lola Blau, më e çliruar dhe më e pacipë
12/12/2019 11:39

Këtë fundjavë me datë 14 dhe 15 dhjetor në sallën e madhe të ArTurbina në Teatrin Kombëtar në orën 19:00 do të mbahet muzikali "Sot në Mbrëmje: Lola Blau" me autor Georg Kreisler, i cili në fakt është një rikthim pas 12 vitesh, pasi më herët Eva Alikaj erdhi "e veshur" si Liola Blau për herë të parë në vitin 2007, një rol ky që jo vetëm pati suksesin që komentohet edhe sot në bisedat për teatrin por u vlerësua dhe me çmimin Kult si aktorja e vitit më atë rol ku Eva Alikaj debuton edhe si regjisore. Ndaj ne ju propozojmë këtë fundjavë shfaqjen "Sot në Mbrëmje: Lola Blau", me interpretim të Eva Alikajt, që vjen nën tingujt e pianistit Herton Mikeli, si dhe interpretimin e aktorit Andon Koço. I shkruar nga George Krajlser, Lola Blau bën fjalë për një aktore çifute në vitin 1938 para Luftës së Dytë Botërore. Është koha kur Hitleri marshon në Austri. Çifutët në atë kohë në Austri e kishin më të lehtë, por sapo erdhi Hitleri situata u bë dramatike shumë shpejt. Ata që kishin para u larguan në Amerikë, pjesa tjetër u degdis në kampe përqëndrimi. Lola Blau është një kabaretiste. Sapo ka mbaruar shkollën dhe ka marrë emërimin e saj të parë në teatrin e Lincëz. Me naivitetin e një aktori dhe dashurinë për artin mendon që politika nuk ka lidhje me ta. Por i ndjen shume shpejt pasojat; e përzënë nga hoteli, detyrohet të shkojë në Zvicër ku mendon se do ta presë i dashuri, por nuk ndodh dhe Lola detyrohet të mbijetojë. Fillon të punojë në një klub nate në Zvicër, por policia zviceriane e përzë. Fati i jep një vizë për në Amerikë. Në fillimet e vështira punon në një klub nate ku bëhet një star dhe seks simbol i striptiz-it. Por nuk është e lumtur. Nuk i pëlqen jeta, i mungon dashuria dhe atdheu i saj. Bie në depresion, të cilin e mbyt në gotën e alkoolit. Një telefonatë që i bën i dashuri i saj që sapo ka dalë nga kampi i përqendrimit e kthen Lolën më 1945 në Vjenë. Shpreson se gjërat kanë ndryshuar, por gjen një realitet të hidhur. Në fund ajo degradon, është pesimiste, nuk ka asnjë iluzion dhe përfundon duke punuar në një kabare të vogël.

Amerikania vdes në Spanjë pas seksit ekstrem/ Wake Up
16/04 10:29
Ronaldo Sharka: Meritonin e shoh fitues në BBV3, Romeo rrezikon finalen! Wake Up
16/04 10:17
Ronaldo Sharka: Zbulon partnerin e Egla Cenos, është ky artist… Wake Up
16/04 10:15
Ronaldo Sharka: Romeo-Heidi nuk i shoh as çift, as finalistë! Wake Up
16/04 10:12
Loja në Wake Up/Ka shumë njerëz të shtrak-shtruk në botë/ Wake Up
16/04 09:53
Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë”. Si t’i diagnostifikoni në kohë patologjitë tumorale/ Wake Up
16/04 09:41
Dua Lipa arrin suksein e rradhës, mes 100 njerëzve më me ndikim në botë! Wake Up
16/04 09:38
Të dhënat tregojnë se brezi i ri është pesimist për të ardhmen. Kanë të drejtë? Wake Up
16/04 09:27
Gazi: BBV3 jo spektakolar, por më i forti. Meritoni-Françeska fitues, ja pse…/ Wake Up
15/04 10:26
“Rikja, vajza që më ka pëlqyer në gjithë qenien e saj, doli shumë bukur nga BBV3”/ Wake Up
15/04 10:22
Gazi e thotë troç: Egla brenda shtëpisë 100 % lojtare, s’ka elemente njerzore/ Wake Up
15/04 10:22
Gaz Ujkashi: Ledjona banorja e vetme që s’dua të kem asnjë kontakt/ Wake Up
15/04 10:15
Organet e dhuruara mbartin kujtimet e dhuruesve tek marrësit/ Wake Up
15/04 10:12
Loja në Wake Up/ Po këtë “shtrak-shtruk” ç’e ke marrë me vete, u ankua Lola?/ Wake Up
15/04 09:50
Inteligjenca artificiale, si po ushqehet nga Wikipedia…/ Wake Up
15/04 09:36
Kulinaria shqiptare në Wikipedia, një garë fotografie me gatimet tradicionale/ Wake Up
15/04 09:36
BBV3 në Wikipedia, çfarë kanë kërkuar shqiptarët për këto personazhe?/ Wake Up
15/04 09:35
Nëse të lejohej vetëm një gatim shqiptar, kë do të zgjidhje?/ Wake Up
15/04 09:25
Shijoni diellin dhe sot. Nga nesër rikthehet dimri, shi me baltë dhe reshje bore…/ Wake Up
15/04 09:20
Ndizet intriga ndaj Meritonit/ Zbulohet TeamEgla/ Pse s’ka dashuri në BBV3?/ Wake Up
15/04 09:19