Wake Up/ Edmond Drishti, shqiptari i policisë në New Jersey tregon përballjen me koronën
06/04/2020 11:37

SHBA-të janë ndër vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit. Aty jetojnë edhe shumë shqiptarë, një prej të cilëve është edhe Edmond Drishti, komandant prej 23 vitesh në departamentin e policisë në Hoboken (New Jersey). Gjatë kësaj kohe atij i duhet të jetë në detyrë me orare edhe më të zgjatura për shkak të situatës së vështirë. Edi, siҫ e njohin të gjithë aty, ka lindur në Amerikë dhe e flet gjuhën shqipe shumë mirë pasi babain e ka nga Shkodra dhe mamanë nga Tropoja. Po ashtu edhe bashkëshorten e ka nga Shkodra, gjë që ka ndikuar shumë që të ketë edhe një theks të dukshëm nga ky qytet. Ata kanë dy djem së bashku dhe vijnë ҫdo vit në Shqipëri. Edmondi është përditë në terren dhe në një lidhje skype na tregoi sesi është situata e epidemisë atje. "Disa nga të njohurit e të afërmve të mi kanë humbur jetën për shkak të virusit. Si oficer policie unë jam çdo ditë në terren në kontakt me njerëzit. Kemi maskat, syze dhe doreza por ne luftojmë me armik të padukshëm."- tha Edmond Drishti. Ndërkohë ai tregoi se e gjithë familja e tij është izoluar në shtëpi dhe frika më e madhe e tij është se se mos është ai që mund të çojë virusin "e pafytyrë" siç e emërtoi ai në shtëpi. " Ky virus është një armik "i pafytyrë". Është luftë e frikshme sepse larg qoftë mund të infektoj familjarët e mi, duke qenë në kontakt me njerëzit e tjerë. Familja ime është izoluar që prej ditës së parë. Djali mërzitet në shtëpi por i them; "Unë duhet të punoj që të të ruaj ty dhe të tjerët". Gruaja po ashtu po e ushtron profesionin si mësuese online dhe djemtë po ashtu mësojnë online".

E rrallë/ Fali njeriun që i vrau djalin dhe e nxorri nga burgu/ Wake Up
23/04 10:40
Numerologu ua thotë në sy moderatorëve të Wake Up, ndizen debatet/ Wake Up
23/04 10:22
Banorët e BBV3, numerologu zbulon gjithçka për datën e lindjes së tyre/ Wake up
23/04 10:20
Numerologu: Heidi Baci e prirur të ketë skandale dashurore. Roza misterioze dhe lunatike/ Wake Up
23/04 10:19
“Egla e hekurt e autoritare! Juli misterioz dhe ringritës,1 maj vendimtarë për Romeon”/ Wake Up
23/04 10:13
Loja në Wake Up/ Pas asaj që kaloi, Toni nuk nuk e vret mendjen për vitet e shtrak-shtruk/ Wake Up
23/04 09:56
Artistët nuk u shpëtojnë tatimeve për profesionet e lira, sa do paguajnë këngëtarët?/ Wake Up
23/04 09:51
Zanatçinjtë nuk tatohen si profesione të lira. Ligji i ri: Pagesat do kryhen në 9 këste/ Wake Up
23/04 09:44
Profesionet e lira, pagesat paraprake. Pse u mor ky vendim?/ Wake up
23/04 09:40
Muzika e cilëve artistë ju bën të çoheni mirë në mëngjes?/ Wake Up
23/04 09:24
Rrebeshe shiu dhe stuhi në të gjithë vendin. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/04 09:22
Françeska ndan Romeon nga Heidi?/ Egla: Kam të dashur “sakllam”/ Banorët mësojnë finalistët/ Wake Up
23/04 09:19
Alarmante/ 22 % e fëmijëve nën 12 vjeç janë obezë/ Wake Up
22/04 10:39
Dëshiron të ndjekësh një regjim ushqimor? Mjekja: Duhet të kryhen patjetër analizat/ Wake Up
22/04 10:32
Për herë të parë në palestër? Ja çfarë duhet të dini/ Wake Up
22/04 10:31
Çfarë duhet të hiqni urgjent nga frigoriferi?/ Wake Up
22/04 10:26
“Duar, këmbë, gojë”, virusi që po përhapet tek fëmijët e parashkollorit/ Wake Up
22/04 09:59
Eugena Tomini: Kolla e mirë ngjitëse, izolohuni. Ka pasoja fatale për jetën/ Wake Up
22/04 09:53
Kolla e mirë, konfirmohen 40 raste. Kujdes, po preken adoleshentë e të rritur/ Wake Up
22/04 09:49
Loja në Wake Up/ Problemi është që Kaçi nuk pranon të shtrak-shtruk/ Wake Up
22/04 09:46