Ura e re mbi Lanë, Veliaj: Bashkëpunim për çdo projekt në Tiranë
09/12/2018 15:07

Tiranës i është shtuar një urë tjetër mbi lumin e Lanës, një investim i kërkuar prej kohës nga banorët e njësive 5 dhe 7. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, inspektuan urën e re pranë “Pallatit me shigjeta”, duke e cilësuar ndërtimin e saj si një dhuratë për banorët e zonës.