“Unë jam Rosa Parks”, një shqiptar në Festivalin e Filmit në Venecia
06/09/2018 15:47

Ai është ndoshta shqiptari i vetëm që preku këtë vit tapetin e kuq në Festivalin e Venecias. Është themelues i lëvizjes “Italiani Senza Cittadinanza”, një shqiptar që jeton e punon në Itali, të drejtat e të cilit, si edhe e shumë të tjerëve emigrantë, janë të cunguara për shkak të nënshtetësisë italiane që i mungon.