Turqia, 1100 stacione vëzhgimi/ Ka përforcuar sistemin e monitorimit të tërmeteve
03/12/2019 19:37

Turqia njoftoi muajin e kaluar se e ka përforcuar sistemin e saj të monitorimit të tërmeteve, që tani përbëhet nga plot 1.100 stacione vëzhgimi. Autoriteti i katastrofave dhe menaxhimit te emergjencave AFAD, rrjeti i dytë më i madh monitorues i këtij lloji në Europë, u kujdes tw sqaronte në Twitter se falë një shtrirjeje të tillë dhe një numri kaq të madh stacionesh, janë shtuar mundësitë për forcuar mbrojtjen publike anembanë vendit. Turqia ndodhet në njërën prej pikave më sizmike të globit. Mbi një duzinë tërmetesh që kapërcejnë magnitudën 7 sipas shkallës Rihter janë regjistruar atje që prej vitit 1939, kur provinca lindore Erzincan u shkatërrua thuajse tërësisht nga një lëkundje e madhësisë 7.8. Kjo konsiderohet si fatkeqësia më e madhe natyrore e këtij lloji në historinë e Turqisë me një bilanc viktimash që shkonte në më shumë se 30,000 të vrarë e 100,000 të plagosur. Në kujtesën e vonë të turqve megjithatë, është rrënjosur thellë tërmeti i Izmitit, gushtin e vitit 1999. 7.6 ishte magnituda e lëkundjes që zgjati 37 sekonda, shkaktoi 17 mijë të vdekur e la mbi 250 mijë persona të pastrehë. Pllaka e Anadollit, ku ndodhet Turqia, shtyhet çdo vit drejt perëndimit me 2 deri në 2,5 cm, duke u ngjeshur mes pllakës euroaziatike në veri dhe asaj të Arabisë në jug, dhe shumica e tërmeteve madhorë në Turqi kanë ndodhur pikërisht në lindje të saj.

Top Channel/Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët!Nisin punimet për ndërtimin e kampit në Gjadër
29/03 13:13
Top Channel/ U tërhoq nga gara për drejtimin e Himarës, Gjikuria tregon arsyen
29/03 13:12
Top Channel/ Trafik droge SHBA-Shqipëri! Kanabis me postë, goditet rrjeti
29/03 13:11
Top News/ Nis puna në Gjadër për ngritjen e kampit/ Marrëveshja me Italinë, emigrantët vijnë në maj
29/03 13:03
Top Channel/ Blerina Bala komandohet drejtuesja e re e bashkisë Himarë
29/03 12:51
Top Channel/ Rriten temperaturat, të dielën rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja
29/03 12:50
Top News/ Anulohet zgjatja e afatit të ligjit për investimet strategjike
29/03 12:38
Top News/ Hashash brenda makinës, ‘Shqiponjat’ arrestojnë shpërndarësin e drogës
29/03 12:32
Top Channel/ Drogë me postë nga SHBA në Tiranë, sekuestrohen 3 kg kanabis laboratorik
29/03 12:29
Top Channel/ Qëllohet me armë zjarri para avokatit në Memaliaj, dorëzohet autori
29/03 12:26
Top Channel/ Kriteret e pranimit në Mjekësi! 500 studentë të rinj për vitin akademik
29/03 12:25
Top Channel/ Bashkia pa kryetar, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës për zëvendësimin e Goros
29/03 12:24
Top Channel/ “Çmenduria” e të riut! Lëviz me makinë në sensin e kundërt, i ofron para policit
29/03 12:17
Top Channel/ Lajçak nga shtatori jo më i dërguar i BE-së, çfarë ndodh me dialogun Kosovë-Serbi?!
29/03 12:09
Top News/ Tentoi t’i jepte policit 10 euro/ Po drejtonte mjetin kundërvajtje, arrestohet shoferi
29/03 12:06
Top Channel/ Lojëra fati në 2 lokale në Fier, arrestohet një prej pronarëve
29/03 11:45
Top News/ Lojëra fati brenda lokaleve/ Arrestohet një person, në kërkim dy të tjerë
29/03 11:36
Top News/ Mbështetësi i Belerit pështyn Vangjel Tavon, tension në mbledhjen e Këshillit të Himarës
29/03 11:32
Top News/ Hashash në kuti postare/ Në pranga autorët e drogës në Tiranë, vinte nga ShBA
29/03 11:29
Top Channel/ Tensionet në këshillin bashkiak të Himarës, incidenti me prefektin, qytetari…
29/03 11:24