Trump: SHBA dhe Kina shumë afër arritjes së marrëveshjes tregtare
13/12/2019 20:24

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar shumë ngushtë në çështjet për tregti, kanë thënë zyrtarët në Pekin dhe Uashington, vetëm disa ditë para se të nisin së zbatuari masat ndëshkuese që u kanë vënë njëra-tjetrës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” arritjes së marrëveshjes tregtare me Kinën, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Jemi afër një marëveshjeje shumë të madhe me Kinën. Ata e duan atë ashtu sikurse ne”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Gjatë një takimi të zakonshëm në Pekin, zëdhënësi i ministrisë së Tregtisë së Kinës u ka thënë gazetarëve se “të dyja ekipet janë duke komunikuar në çështje ekonomike dhe ato të tregtisë”. Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin tarifa në produktet kineze në vlerë të 160 miliardë dollarëve nga 15 dhjetori. Edhe Kina në anën tjetër pritet të nisë së zbatuari sanksione në mallrat amerikane nga kjo datë, me mundësi të rritjes së tarifave në produkte të caktuara. Lufta tregtare në mes të të dyja shteteve ka shqetësuar shumë liderët botërorë dhe bizneset, që kanë përmendur mundësitë e ndikimit të këtyre mosmarrëveshjeve në tregun global. Presidenti amerikan, Donald Trump pati arsyetuar vendosjen e tarifave në mallrat kineze me, siç ka thënë ai, praktikat e padrejta tregtare të këtij shteti ndaj SHBA-së./REL

Top News/ Rusi, banorët e 21 qyteteve e fshatrave braktisin shtëpitë, rrezikohen nga përmbytjet
17/04 23:00
Top Channel/ Nuk ka qetësi mes Izraelit dhe Hezbollahut, vijojnë sulmet, plagosen ushtarët
17/04 22:46
Top Channel/ Pamje apokaliptike në Dubai, nivel i lartë uji në rrugë! Kaos pas bllokimit
17/04 22:45
Top News/ U mbajt e fshehur për një shekull, piktura e rrallë e Gustav Klimt ekspozohet në Vjenë
17/04 22:30
Top News/ Konflikti Azerbajxhan-Armeni, trupat ruse tërhiqen nga Nagorno-Karabakh
17/04 22:30
Top Channel/ Zgjedhje në Kroaci, kryeson partia e kryeministrit Plenkoviç
17/04 22:29
Top News/ Gjashtë shpërthime në pak orë, Indonezia në alarm nga vullkani
17/04 22:05
Top News/ Lindja e Mesme në kolaps, Izraeli gati t’i përgjigjet sulmit të Iranit
17/04 22:04
Top Channel/ Për sa vite mund të qëndrojnë gjallë njerëzit? Shkenca tregon përgjigjen befasuese
17/04 21:31
Top Channel/ Anglia drejt ndalimit të duhanit, kush është lindur pas 1 janari 2009, ‘përjashtohet’
17/04 19:55
Top Channel/ Protestë për rrogat në Greqi, mijëra qytetarë në shesh kundër qeverisë
17/04 19:47
Top Channel/ Tronditëse! Kujdestarja dërgon pensionistin e vdekur për të marrë kredi në bankë
17/04 19:30
Top Channel/ “Më kërcënoi gangsteri që arrestova”! Shtëpia barit fundos ish-policin e Sarandës
17/04 19:14
Top News/ Nga polic në kopshtar kanabisi, Dënohet në Britani me burg 24-vjeçar shqiptar
17/04 18:34
Top Channel/ Përmbytjet pas stuhisë, shiu në Emiratet e Bashkuara Arabe më i madhi në 75 vjet
17/04 17:17
Top Channel/ 14 të vdekur në veri të Ukrainës nga raketat ruse, Zelensky kërkon ndihmë
17/04 15:02
Top News/ Izraeli planifikon hakmarrjen ndaj Iranit/GISHTI NË KËMBËZ! Goditje strategjike, dhimbshme
17/04 15:01
Top News/ Sulmi mbi konsullatë, sulm mbi vendin /Kremlini, thirrje për përmbajtje në Lindjen e Mesme
17/04 14:54
Top News/ A po shkojmë drejt Luftës III Botërore / Ekspertët: Izraeli do hakmarrje, Rusia s’ndalet
17/04 14:43
Top News/ Australia militarizohet, blindon mbrojtjen / 330 mld USD për ushtrinë dekadën e ardhshme
17/04 14:41