Top Talent 2, së shpejti në Top Channel
16/04/2019 13:04

Së shpejti në ekranin e Top Channel vjen Top Talent 2, një spektakël i cili synon të evidentojë talentet e reja në 3 kategori: Gazetar, Prezantues, Interpretues. Spektakli në sezonin e tij të dytë vjen i riformatuar dhe do të na shoqërojë për 10 javë. Anëtarët jurisë do të jenë: Eno Popi, Salsano Rrapi, Bieta Sulo, Muhamed Veliu, Elona Duro. Show do të prezantohet nga Eneda Tarifa.