Top Talent 2/ Fituesi i edicionit të parë Driton Siqeca u fton të aplikoni
24/01/2019 14:02

Driton Siqeca, përfaqësues i Top Channel në Kosovë, fitues i edicionit të parë të Top Talent fton të gjithë aplikuesit nga Kosova të bëhen pjesë e edicionit të dytë të Top Talent. Aplikoni në faqen e internetit të Top Channel, për një nga kategoritë: Prezantues, Gazetar, Interpresues i Veçanta. Fituesit do të vlerësohen me çmime në vlerë monetare, si dhe u jepet mundësia të jenë pjesë e Top Channel.