Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 elektricistë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Roland Braha, Gjin Tali, Lulzim Dosti dhe Azgan Dushaj janë personat e arrestuar, ndërsa policia dyshohen për implikimin e tyre edhe në vjedhje të tjera të linjave të transmetimit të energjisë elektrike.