Thaçi në Reçak: Nuk mund të mohohet historia
10/12/2019 20:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, bëri homazhe në Reçak, duke thënë se masakra në këtë fshat, më 1999, ishte “pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë”. “Serbia ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë. Ka vrarë rreth 1300 fëmijë, e kanë dhunuar rreth 20 mijë gra. Në të njëjtën kohë kemi rreth 13 mijë shqiptarë civilë të vrarë. Ritheksoj Reçaku shënon pikën kulmuese të masakrave dhe krimit kundër njerëzimit të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë për fat të keq ende ata të cilët kanë kryer këtë krim kundër njerëzimit dhe gjenocidin nuk janë hetuar dhe nuk kanë dalë para drejtësisë” “E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”, tha Thaçi. “E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë, e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës”, tha Thaçi. “Heshtja e ndërkombëtarëve dhe mos vizita e tyre sidomos këtu në Reçak që e theksoj se është pika kulmuese e masakrave nga shteti serb, e ka hapur gojën dhe e ka amnistuar edhe lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë me krenari të mohojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosove” Komentet pasojnë një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 5 dhjetor, i cili tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”. Deklarata e Vuçiqit për këtë ngjarje nxiti reagimin edhe të faktorit ndërkombëtar. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha se deklaratat nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, ndërsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet në Reçak janë “të pamohueshme”.

Top News/ Lirohet zv.drejtori i policisë së Kosovës, u akuzua për prishje të rendit kushtetues
18/04 22:49
Top Channel/ Serbia liron zv.drejtorin e policisë së Kosovës
18/04 22:35
Top Channel/ Dështon takimi për dinarin/ Bislimi: Serbia ka zero interes për zgjidhje
18/04 19:53
Top Channel/ DASH ia bën “8 me 2” Serbisë. “Lironi policin e Kosovës!”
18/04 19:14
Top News/ DASH i “tërheq veshin” Serbisë: Të lirohet zv/drejtori i Policisë së Kosovës
18/04 18:52
Top News/ ‘Një takim i kotë, pa rezultat’/ Nuk ka marrëveshje për dinarin në Bruksel
18/04 17:20
Top Channel/ Serbia ndalon policët e Kosovës! Kurti mbledh urgjent qeverinë
18/04 15:52
Top News/ 1.498 qytetarë të Kosovës, peng në Serbi / Osmani kërkon reagim nga ndërkombëtarët
18/04 14:37
Top News/ Pesë policë të Kosovës “peng” të Serbisë: po pyeten për luftën në Kosovë
17/04 22:53
Top News/ Bllokimet e shqiptarëve në kufirin serb, ministrja Gërvalla jep detaje
17/04 21:57
Top News/ Lirohen një pjesë e kosovarëve. Kurti: Hakmarrje ndaj civilëve. Justifikohet Serbia
17/04 19:30
Top News/ ‘Shqiptarë, shmangni kalimin nga Serbia’, thirrja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës
17/04 16:48
Top Channel/ Protestohet në Pejë! Sot ditë zie në Kosovë për vrasjen e dy grave në katër ditë
17/04 15:21
Top Channel/ Mos kaloni në Serbi! Bllokon 300 shtetas të Kosovës në kufi me Kroacinë. 4 të arrestuar
17/04 15:19
Top News/ Vrasja e grave në Kosovë/ Ditë zie, marshim proteste në Pejë
17/04 15:02
Top Channel/ Protestohet në Pejë/ Sot ditë zie në Kosovë për vrasjen e dy grave në katër ditë
17/04 12:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për KiE!Në kufirin Serbi-Kroaci, të bllokuar mbi 300 qytetarë kosovarë
17/04 12:54
Top Channel/ “Ju lutem na ndihmoni, ka fëmijë”, qytetari nga kufiri Kosovë-Serbi: Na kanë bllokuar
17/04 11:13
Top News/ Si u nda vota për Kosovën. Shteti surprizë që doli kundër, Italia ngurroi
17/04 09:58
Top Channel/ Historike, Asambleja i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE
16/04 22:20