Thaçi, Haradinaj e Kurti/ Në kujtimet e Pandeli Majkos
19/01/2020 17:26

Në kujtimet e tij nga viti 1999, presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaci, ishte një djalosh kokëfortë, që e dinte se do të shkonte larg. Ramush Haradinaj, nuk e mendonte se do të ishte një ditë kryeministri i Kosovës kur mbante mbi supe trupin e të vëllait. Këto mbresa i solli ish kryeministri shqiptar, sot ministër i diasporës, Pandeli Majko, në një ceremoni në Prishtinë, nën motin “Faleminderit Shqipëri”, ku u përkujtua 20 vjetori i mikpritjes që Shqipëria i ofroi popullit kosovar, gjatë eksodit të vitit 99. “Kam përball presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë besoj që e dite që do të bëhej President i Kosovës, por u vetpërkufizua si përfaqësues i delegacionit të Kosovës dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai, pavarësisht që sot flet shumë për dialogun. Kam përball kryeministrin e Kosovës, luftëtar si ai. Nuk besoj që kur mbante trupin e vëllait mendonte se do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përball Albin Kurtin. Nuk besoj që në vlugun e Serbisë në atë kohë, mendonte që do të vinte një ditë që ai do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër të Kosovës. Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë që nuk jetojnë, të cilët bën detyrën e tyre, kështu që unë mendoj që ne kemi bërë veç detyrën tonë, ndaj ndihemi mirë por ndihemi edhe keq kur na falënderoni sepse ne jemi vëllai, e vëllai edhe falënderohet edhe nuk falënderohet”, tha Majko. Majko tha se kishte përballë tij, njerëz të cilët janë formuar nga ajo periudhë kritike. Sipas tij, ndodh shpesh që vëllai të mërzisë vëllanë, e kjo ndoshta ndodh edhe mes Kosovës e Shqipërisë, por në momentet e rëndësishme, ata janë një.

Top News/ Gjendet i pajetë emigranti në Drenovë të Korçës/ Dyshohet se erdhi nga vendet e Lindjes
18/04 09:18
Top News/ Ulen temperaturat, reshje dëbore në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit në Bulqizë
18/04 08:53
Top Channel/ Shqipëria del nga lista e vendeve për monitorim pas 29 vitesh
17/04 23:56
Top Channel/ Reforma zgjedhore, rithemelimi kërkon përfshirjen e SPAK në votime
17/04 23:29
Top News/ 4 mijë euro për videon intime me Safet Gjicin, gjykata zbardh vendimin
17/04 23:04
Top Channel/ Berisha nga Ballkoni akuza për Veliajn: Ja skema e abuzimit me tenderat
17/04 22:56
Top News/ Shqipëria del nga monitorimi i KiE/ Vlerësohet reforma në drejtësi, kritikohet politika
17/04 22:50
Top Channel/ Berisha nga ballkoni: Nuk ka shtet në botë që do ta duronte, kryebashkiaku i Tiranës…
17/04 22:26
Top Channel/ “Qytetarëve iu tha që ka mbjellur 1 mln pemë”, Berisha nga ballkoni: Ku janë sot?
17/04 22:25
Top Channel/ Berisha akuza për Veliajn: U ka dhënë kompanive tenderat, fondi…
17/04 22:25
Top Channel/ “58 tenderat e fushës së Veliajt”. Berisha: Në këto vjedhje qëndron zbrazja Shqipërisë
17/04 22:25
Top Channel/ Arrestohet Soni Malaj dhe dy këngëtarë të tjerë, rrethohen nga 150 policë në Zvicër
17/04 22:14
Top Channel/ “Tirana është transformuar”, Veliaj: Topat e baltës s’na ndalin, do e fitojmë betejën
17/04 19:53
Top Channel/ Dako kërkon gjykim të shkurtuar/ Nëse dënohet për korrupsion, merr më pak dënim
17/04 19:36
Top Channel/ Beqaj, 5 orë në SPAK/ Dosja e sterilizimit, ish-ministri refuzon të paguajë faturën
17/04 19:36
Top Channel/ SHBA dhe BE mbrojnë Dumanin/ Tre përfaqësi diplomatike qëndrim kundër Metës
17/04 19:33
Top News/ Shqipëria me tre ambasada të reja/ Përfaqësim diplomatik në Kenia, Indi dhe Indonezi
17/04 19:25
Top Channel/ “Fishekzjarret shqetësim për qytetarët”, Balla: Ja rregullat e reja
17/04 18:32
Top Channel/ “Do të krijohet Këshilli Teknik”, Mazniku: Do të marrë në shqyrtim…
17/04 18:31
Top Channel/ Takimi Interpolit në Tiranë, Balla shuan dyshimet: A ka rrjedhje të informacioneve
17/04 18:30