Teatri i Kukullave, turne në 10 qytete
05/07/2018 15:43

Ju ka marrë malli për kukullat, por keni nisur pushimet? Këtë verë janë kukullat që do të vijnë pranë jush, aty ku po pushoni. Kësulëkuqja është vetëm një nga personazhet e shumtë që do të udhëtojë në 10 qytete të Shqipërisë për të argëtuar jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit.