Të përçarë për Krishtlindje! Tensione nga ligji për fetë në Mal të Zi
07/01/2020 12:56

Një vend, dy kisha: ortodoksët e Malit të Zi I kremtuan krishtlindjet në një klimë tensionesh dhe përçarjeje, e cila së fundi është ashpëruar edhe nga ligji i shumëdiskutuar i komuniteteve fetare. Miratimi i tij në parlament i ka helmuar marrëdhëniet e shtetit malazez me kishën ortodokse serbe që mbete dominuese në vendin e vogël fqinj me Serbinë. Një pjesë e besimtarëve kanë ndjekur shërbesat në kishën serbe, dhe të tjerë në atë ortodokse malazeze. “Pjesa më e madhe e njerëzve në Malin e Zi, thjesht nuk pajtohen me këtë ligj. Në vend që të festonim Krishtlindjet në shtëpi, ashtu siç bëjnë të gjithë ortodoksët, ne u detyruam të luftonim në rrugë për të mbrojtur vendet tona të shenjta”, shprehet Ivan Ivanovic, nga kisha serbe. “Ne jemi të gjithë të ndryshëm. Disa ndihen serbë, disa malazezë, por mendoj se nuk ka përse të ketë përçarje. Sepse nëse gjërat do të funksionin sipas ligjeve dhe drejtësisë hyjnorë, atëherë titullarët e besimeve fetare serbe dhe malazeze duhet të ishin pajtuar dhe t’i jepnin fund kësaj situat”, thotë Zeljko Dapcevic nga kisha ortodokse malazeze. Ortodoksët dhe kishat e tjera lindore e festojnë Krishtlindjen në 7 janar, në bazë të llogaritjeve të bëra sipas kalendarit Julian. Dita e lindjes së Krishtit mbetet një prej festave më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Në Kosovë, liderët e vendit përcollën urimet e tyre për shëndet, lumturi e begati në ngrohtësinë e familjeve të besimit ortodoks, me shpresën që kjo ditë feste të shërbejë për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’iu gëzuar arritjeve të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë.

Top Channel/ Presidencialet RMV, shqiptarët vendosin “fatin” e presidentit në balotazh?
25/04 10:34
Top News/ Shqiptarët jashtë balotazhit në RMV/ Çudisin me festën për triumfin ndaj njëri-tjetrit
25/04 09:45
Top News/ Shqiptarët festojnë humbjen, përçarja në Maqedoni u heq balotazhin
25/04 09:34
Top News/ Kandidatja e VMRO-së kryeson zgjedhjet/ Bujar Osmani i treti, falënderon mbështetësit
24/04 23:03
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, udhëheq kandidatja e VMRO me diferencë të thellë
24/04 22:43
Top Channel/ Bujar Osmani shpall fitoren, thirrje Taravarit: Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta…
24/04 21:59
Top Channel/ Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni!Në Tetovë deri tani kryeson Bujar Osmani, nis festa
24/04 21:58
Top News/ Dy shqiptarë në garë, Maqedonia e Veriut zgjedh Presidentin
24/04 20:45
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kandidojnë dy shqiptarë për president
24/04 19:48
Top Channel/ Shqiptarët në garë në RMV, votojnë kandidatët Osmani dhe Taravari
24/04 15:36
Top News/ Deputetët ekstremistë në Greqi, grushta pas sherri në Facebook, arrestohet njëri
24/04 14:46
Top News/ Grushta në parlamentin grek, sherr e ofendime mes deputetëve ekstremistë
24/04 13:55
Top Channel/ Shqiptarët në garë, Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian
24/04 13:04
Top News/ Pas Vuçiçit, Macron flet me Kurtin…’Asociacioni, kusht për anëtarësimin në KiE’
24/04 12:15
Top News/ Athina duket si planeti Mars / Qielli bëhet portokalli, era sjell pluhur nga Saharaja
24/04 11:28
Top News/ Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin / Shtatë kandidatë në garë, mes tyre dy shqiptarë
24/04 11:05
Top News/ ‘Serbinë e presin ditë të vështira’. Çfarë po paralajmëron Aleksandër Vuçiç?
23/04 14:30
Top News/ Serbia të pranojë Kosovën! Deputeti ukrainas: Hiqni dorë nga prirjet perandorake
23/04 12:16
Top News/ Osmani e Vuçiç përplasen në OKB / Tension në Këshillin e Sigurimit, ‘ping-pong’ polemikash
23/04 11:51
Top News/ ‘Beleri s’na duhet në PE’. PASOK kundër Mitsotakis-Vendim për interesa partiake
23/04 10:32