Sulmi terrorist në xhami, rreth 50 të vrarë në Zelandën e Re
15/03/2019 19:38

Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.