Exclusive – Sopranoja Jorgjia Truja, është një nga artistet e mëdha – 8 Dhjetor 2019
08/12/2019 21:30

Bashkë me Maria Krajën dhe Tefta Tashko Kocon ato ishin të parat që sollën në Shqipëri kryeveprat botërore të muzikës klasike. Gjithë këngët tona popullore e qytetare u përjetësuan nga zërat e tyre magjike. Emisioni Exclusive zbulon dorëshkrimet unike të Jorgjia Trujes dhe sjell jetën e saj artistike.