Ofensiva e ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad kundër opozitës së armatosur në qytetin e Alepos ka nisur. Helikopterët kanë sulmuar nga ajri disa lagje të qytetit të dytë më të madh, pikë strategjike ekonomike dhe ushtarake për kontrollin e veriut të vendit.