Qeveria do të coje në parlament një akt tjetër normativ, që do të shtyjë zbatimin e ligjit të faljes fiskale deri në fund të shkurtit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Berisha tha se shtyrja bëhet me dy muaj për shkak të fluksit të qytetarëve në zyrat e regjistrimit.