Shqipëria ofron turizmin. Prezantohet në panairin e Berlinit mes 180 shteteve
08/03/2019 21:16

Në qiellin berlinez, flamuri ynë kuq e zi valvitet mes qindra të tjerëve. ITB ka tërhequr vëmendjen e më shumë se 100 mijë vizitorëve nga e gjithë bota këtë fillim pranvere. Në radhë njerëzit presin të shikojnë stendat e 180 vendeve, ku një hapësirë të konsiderueshme turistike zë edhe Shqipëria.