Shkup/ Ministri i Jashtëm gjerman: Maqedonia meriton negociatat. Dimitrov: Na ndani nga Shqipëria
13/11/2019 20:53

Gjermania është e bindur se si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, pavarësisht bllokimit nga Franca që kërkon reformimin e procesit të zgjerimit. Ministri i jashtëm gjerman, Haiko Maas, gjatë vizitës së tij në Shkup, inkurajoi vendin të vazhdojë reformat duke siguruar homologun e tij, Nikolla Dimitrov, se do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Berlinit. Vetë Dimitrov, duke argumentuar se BE nuk mund ta neglizhojë vendin pas kompromiseve të bëra, tha se pavarësisht fqinjësisë së mirë që Maqedonia e Veriut ka me Shqipërinë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE është më mirë që secili shtet të vlerësohet ndarazi, në bazë të meritave të veta. “Parimi bazë në procesin e anëtarësimit është: secili sipas arritjeve në reforma. Nëse i grupojmë vendosim shtetet në paketë dhe i bëjmë të varura nga diçka që nuk është në kontroll të tyre atëherë humb logjika e anëtarësimit”, tha Dimitrov. Pak ditë më parë, edhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, që me ‘jo’-në e vendosur të tij, u përpoq të sqaronte motivet e këtij qëndrimi dhe tha se vendet anëtare ishin më pozitive për Maqedoninë e Veriut se sa për Shqipërinë, por kjo e fundit nuk mund të ndahej për shkak të pasojave që një vendim i tillë do të kishte në rajon.

Top News – Maqedonia e Veriut/ Ende e paqartë hapja e shkollave
12/08 19:21
Top News – Marrëveshja për detin/ Greqia kërkon rinisjen e bisedimeve
11/08 12:54
Greqi, numri më i lartë i të prekurve/ 203 të infektuar në 24 orë. Një person humbi jetën
10/08 12:21
Greqi/ Shkon në 5 numri i viktimave nga moti i keq
09/08 20:05
Top News – 5 të vdekur, mes tyre një foshnje/ Stuhia në ishullin grek
09/08 19:11
Top News – Maqedoni e Veriut/ Rriten sërish infektimet me Covid
08/08 22:45
Top News – Ligji për UÇK-në/ Reagon Vuçiç e ndërkombëtarët
07/08 15:43
Top News – Covid-19, qeveria e Malit të Zi: Shqipëria në listën “e verdhë”
07/08 12:16
Greqia mbyll gjatë natës Kakavijën/ Prej 16 gushtit kush kthehet nga Shqipëria izolohet për 7 ditë
05/08 00:33
Mali i zi, shqiptarë janë të ndarë/ Do shkojnë në zgjedhje me dy lista kandidatësh
01/08 19:45
Top News – Situata nga Covid/ Maqedoni e Veriut, 7 viktima
01/08 19:32
Top News – Rriten rastet me Covid/ Greqi, shumë infektime në dy dasma
31/07 21:40
Emigrantët në rradhë për pashaportat/ Sërish kaos para ambasadës shqiptare në Athinë
31/07 13:00
Top News – Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takohen ekspertët në Bruksel
30/07 12:12
Top News – Zëdhënësi BE/ S`ka ultimatum për Beogradin!
29/07 20:46
Zbutet tensioni greko-turk
29/07 14:51
Top News – Tensione në Ballkan/ Serbia kërkon avionë ushtarakë
27/07 20:25
Top News – Pas Luginës së Preshevës, bashkojnë forcat për zgjedhje edhe shqiptarët e Malit të Zi!
26/07 15:50
Top News – Vuçiç për njohjet/ Do vazhdojmë fushatën nëse Kosova…
26/07 15:12
Top News – Punonjësit sezonale/ Greqia shtyn lejet deri në 31 dhjetor
26/07 12:16