Shkrimet me neon – Në Shtëpinë Tonë, 25 Qershor 2019, Pjesa 4
25/06/2019 14:32

Reklamat shndritëse të realizuara me neon të përkulur ndodhen kudo në qytet e megjithatë procesi i realizimit të tyre është jo fort i thjeshtë e tepër interesant për t'u parë. Kemi shkuar në fabrikën e vetme në vend për t'u njohur nga afër me realizimin që nga përthyerja e tubave të qelqit e deri tek instalimi i gazit të neonit.