Shkollat e reja në Tiranë, arkitekti italian shpjegon projektin
17/02/2018 15:34

17 shkollat e reja që do të ndërtohen në Tiranë nuk do të jenë si këto ekzistuese. Ato do të qëndrojnë hapur gjatë gjithë ditës dhe nuk do të shërbejnë vetëm për nxënësit. Projektet e tyre janë bërë nga arkitekti i njohur italian Stefano Boeri, i cili ka parashikuar godinë me hapësira të bollshme, laboratorë të mirëpajisur si dhe terrene sportive që ngjajnë më tepër me epiqendra kulturore.