Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha u përqendrua tek pikat kryesore të programit të Partisë Socialiste për sistemin shëndetësor, ku propozohet që ky shërbim të blihet nga shteti dhe t'u ofrohet falas të gjithëve, duke mos u bazuar tek kontributi invidual për sigurimet shoqërore.