Shemben ndërtimet te “Unaza e Re”/ Aksioni në mëngjes nis me përleshje, 15 të shoqëruar
12/11/2019 19:35

Në orën 5 të mëngjesit unaza e re u rrethua nga qindra forca policore. Do niste kështu aksioni për shkatërrimin e ndërtimeve që pengojnë projektin e “Unazës së Re”. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte shënjuar për shembjen e 33 objekteve në zonën e astriti që i përkasin lotit të parë të projektit të unazës së madhe. Por aksioni nisi me përplasje mes banorëve që ishin ngujuar gjatë natës në një lokal dhe forcave të policisë. Nga bombat molotov, gurët shkopinjtë edhe gazi lotsjellës 12 persona u lënduam, shtatë banorë dhe pesë policë. Ky sulm, e detyroi policinë që të përdortë gaz lotsjellës ndaj banorëve të Astirit. Burime nga policia bënë me dije për Top Channel se lidhur me këtë përplasje, u shoqëruan rreth 15 persona. Por përplasja me banorët,nuk e pengoi Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit të vazhdojnë aksionin për shembjen e godinave. E gjithë zona e shtëpive të para që u prekën nga projekti i Unazës së Madhe, u sigurua me forca të shumta policie. Në këtë perimetër sigurie që niste nga Rrethrrotullimi i Sheshit Shqiponja dhe deri në urën e Lanës, nuk u lejua të hynte askush. As banorët e zonës, por as edhe qytetarët të cilët donin të përdornin rrugën për kalim. Megjithatë një pjesë tjetër u detyruan të zgjidhnin rrugë alternative. Në mbështetje të banorëve të zonës, u paraqitën edhe ish deputetë dhe mbështetës të partisë demokratike. Lidhur me këtë aksion të IKMT-së, policia rrugore njoftoi se kishte bllokuar të gjithë rrugën Teodor Keko, por kjo shkaktoi një trafik të rënduar në të gjithë pjesën tjetër të qytetit të Tiranës. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se do të vazhdojë aksionin për shembjen e 33 shtëpive që i përkasin lotit të parë, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Top Channel/ Thasë më hashash në Korçë/ Kapen dy persona, sekuestrohet një “Audi” dhe…
25/04 13:24
Top News/ Kryeplaku që bleu vota. SPAK mbyll hetimet, dosja dërgohet në gjykatë
25/04 13:19
Top News/ Skemë mashtrimi me TVSH në Tiranë. Shpallen në kërkim dy persona, 1 mln euro dëm shtetit
25/04 13:18
Top Channel/ Gjendet i pajetë 58-vjeçari! Dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Katjelit
25/04 13:02
Top Channel/ Në kërkim nga Italia! Ekstradohen dy shqiptarët e akuzuar për trafik droge
25/04 12:59
Top Channel/ Qëlloi me pistoletë drejt makinës! Në kërkim 35-vjeçari në Vaun e Dejës
25/04 12:57
Top Channel/ Magjistratura, sot faza e dytë! Dje u anulua procesi, pas dyshimeve për parregullsi
25/04 12:55
Top News/ Tatimet ‘përmbyten’ nga ankesat. Parapagimi i taksave me këste nga profesionistët e lirë
25/04 12:41
Top Channel/ Koleksioni makinave retro! Ekspozohet në pazarin e Gjirokastrës
25/04 12:29
Top Channel/ Finalja e konkursit “Expo Albania”! 5 ekipe arkitekturore përzgjidhen nga gjithë bota
25/04 12:14
Top News/ PD do të padisë Kushtetuesen/ Zhupa-Vendimin për Butrintin do ta çojmë në SPAK
25/04 12:12
Top News / Telefonata me drejtorin e RAI-t / Polemika në parlamentin italian, reagon Rama
25/04 12:07
Top Channel/“O shpirti im”/ Shkaktoi aksidentin me 5 viktima, amnistia nxjerr nga qelia vajzën e re
25/04 12:06
Top News/ Apeli rrëzon ish-kreun e ARRSh. Bie kërkesa e Berberit për heqjen e ‘arrestit me burg’
25/04 11:56
Top News/ Vrau efektivin e antidrogës në Elbasan në 2009, britanikët dorëzojnë Donald Hoxhën
25/04 11:31
Top Channel/Rama: Si gënjeu RAI për Agacin.E trajtuan si kriminel dhe nuk publikuan përgjigjet e tij
24/04 23:20
Top News/ Telefonata e Ramës për Rai 3/ Kryeministri sqaron ndërhyrjen në televizionin italian
24/04 22:45
Top Channel/ Publikohet sherri i ashpër mes këngëtares Maya dhe bashkëshortit: Ik o palaço grua
24/04 22:32
Top News/ Gazetari ja thotë në sy Ramës/ Anormale që ju telefononi televizionin publik italian
24/04 21:53
Top News/ Rama i revoltuar – Qerthull pervers dhe vicioz që po shkatërron botën e informacionit
24/04 21:22