SHBA dhe BE rol kyç për paktin! Përshëndesin uljen në tryezë të palëve, ironizon Topalli dhe Patozi
14/01/2020 19:20

Ndërkombëtarët ishin protagonistët kryesorë edhe këtë herë për arritjen e marrëveshjes mes politikës shqiptare dhe të parët të cilët përshëndetën produktin për të cilin u angazhuan për më shumë se një vit me përfaqësuesit e dy selive kryesore. “Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja ” E mirëpresim marrëveshjen ndër-partiake të sotme për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike”, deklaroi Duncan Norman, ambasador i Britanisë së Madhe. “Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE”, tha Luigi Soreca, ambasador i BE-së. Marrëveshja mori edhe bekimin e Kryeministrit Edi Rama. “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, u shpreh ai. Aspak mirë marrëveshja u prit nga ish-zyrtarë të lartë të PD-së, të cilët thumbuan Lulzim Bashën për paktin e dytë me socialistët. “Ja kështu, pasi pushoi dosjen gjykata, rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit”, shkroi Jozefina Topalli ne rrjetet sociale. Ironinë therëse nuk e kurseu as Astrit Patozi kur përshëndeti dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, sipas tij kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, i cili i hapi rrugë dialogut për të mirën e Shqipërisë.

“Dosja 184 të transferohet në SPAK”/ PD: Të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër
18/01 15:26
PD: Do lirohet një tjetër “bos”/ Gazmend Bardhi: Jashtë burgut do jetë edhe Arben Grori
17/01 20:16
Vendimi që shfajësoi Bashën/ Gjykata rrëzoi akuzën ndaj kreut të PD për fondet e lobimit
17/01 19:39
Vendimi që shfajësoi Bashën/ Gjykata rrëzoi akuzën ndaj kreut të PD për fondet e lobimit
17/01 15:54
Merkel: Do bisedojmë në Këshillin e BE-së edhe për çeljen e negociatave
17/01 12:14
Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Kushtrim Palushi, avokati i kryeministrit të Shqipërisë
16/01 20:01
Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik
16/01 19:45
“Gjetëm dakordësi për dy objektiva madhore”/ Basha flet pas takimit me Komisionerin për Zgjerim
16/01 19:32
Shqiptarët e Preshevës firmosin marrëveshjen në Tiranë: Me një listë në zgjedhjet serbe
16/01 16:25
PD gjen kryebashkiakun e dënuar/ Malaj i Burrelit e kishte deklaruar dënimin me 10 muaj burg
16/01 15:25
“Shqipërisë do i hapen bisedimet”/ Eurokomisioneri për zgjerimin: Franca po ndryshon qëndrim
16/01 15:02
Rama çon në gjykatë Haradinaj, sot mediat serbe mbushin faqet e para
16/01 12:38
“Akuzat për shkëmbim territoresh/ Rama padit në gjykatën e Prishtinës, Ramush Haradinajn”
16/01 10:29
Negociatat deri te marrëveshja/ Gjiknuri dhe Bylykbshi tregojnë rolin e të huajve dhe zgjidhjen që do të japin
15/01 21:25
Reforma zgjedhore/ Bundestagu përshëndet nisjen e procesit
15/01 21:05
50 mijë firma për ndryshimin e sistemit, Basha i gatshëm që të diskutohet në Këshillin Politik
15/01 16:21
50 mijë firma për ndryshimin e sistemit, Basha i gatshëm që të diskutohet në Këshillin Politik
15/01 16:03
Opozita e re: Nuk jemi fasadë/ Deputetët kërkojnë që të ndryshohet sistemi zgjedhor
15/01 15:46
SHBA dhe BE rol kyç për paktin! Përshëndesin uljen në tryezë të palëve, ironizon Topalli dhe Patozi
15/01 02:02
SHBA dhe BE rol kyç për paktin! Përshëndesin uljen në tryezë të palëve, ironizon Topalli dhe Patozi
14/01 19:20