“Santa Lucia” godet Italinë, stuhia mbyll shkollat, në Milano nis dëbora
13/12/2019 19:50

Ndërsa në vendin tonë ende nuk ka mbërritur i ftohti i acartë dimëror, në Milano të Italisë nisi bora e parë e sezonit. E premtja solli një stuhi të fortë në disa pjesë të vendit fqinj. Kushtet atmosferike detyruan mbylljen e shkollavë ne Romë e Napoli. E mbiquajtur “ Santa Lucia”, sipas emrit të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor, stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë gjithë orëve në vazhdim. Mes erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar rajonet jug-perendimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes. Trafiku ka qenë i rënduar gjatë ditës në kryeqytet, ku rrugët u mbushën me ujë. Kryetarja e bashkisë, Virginia Raggi, ka bërë thirrje të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur udhëtimi. Në Milanon që u zgjua këtë mëngjes e zbardhur nga bora, autoritetet i kanë kërkuar banorëve t’i lënë makinat në shtëpi e të hedhin kripë në rrugën përpara banesave të tyre. Edhe në disa qytete të tjera ka pasur reshje dëborë por më të lehta, ndërsa sasia e saj ka qenë më e madhe në pjesën e Alpeve, përfshire liqenin Como. Flokë debore u raportuan deri në Toskanë, ku zonat e goditura në fillim të javës nga një tërmet, u përballën edhe me shi të ngrirë. Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile paralajmëroi për erëra të forta në zonat jugore dhe qendrore te Italisë, ku më të goditurat duket do të të jenë Calabria dhe Puglia. Kushtet atmosferike pritet të zbuten ditën e dielën.

Top Channel/Papua Guinea e re ofendohet nga Biden, kryeministri: ”Nuk jemi kanibalë, zoti President!
23/04 12:11
Top Channel/ Senati amerikan voton ndihmën për Ukrainën; Rusia “çan në dysh” kullën televizive!
23/04 11:18
Top News/ Britania miraton ‘plani Ruanda’ / Sunak: Vendim historik, tani nuk na ndal më askush
23/04 11:13
Top News/ Helikopterët e ushtrisë përplasen në qiell / Asnjë i mbijetuar, aksident gjatë stërvitjes
23/04 11:03
Top News/ ‘Shi’ dronësh mbi Odesa / Rusia sulmon ashpër, edhe fëmijë mes të lënduarve
23/04 11:02
Top News/ Rusia paralajmëron Evropën/ Kemi përgatitur një përgjigje nëse konfiskojnë asetet
23/04 10:15
Top News/ Europa gati “non grata” për TikTok-un/ “Krijon varësi njësoj si duhani”
23/04 09:28
Top News/ Sulmi i Hamas, shefi i inteligjencës izraelite pranon dështimet
23/04 08:30
Top News/ Çlirimi i popullit hebre, izraelitët protesta para shtëpisë së Netanyahut
22/04 23:30
Top Channel/ “Dubai ‘strehon’ biznesmenë VIP dhe mijëra eskorta”, investigimi: Ja sa janë shqiptare
22/04 22:48
Top Channel/ SHBA kryqëzon Vuçiç: Nuk po bën asgjë për të arrestuar Rajdoiçiç
22/04 22:03
Top News/ Arrestohen spiunët e Kinës, Grumbulluan informacion dhe ia dërguan Pekinit
22/04 22:00
Top News/ BE në krah të drejtësisë. Gonzato: Mbështesim institucionet e reja
22/04 20:14
Top Channel/ Sunak: Dëbimet do nisin! Emigrantët e parë në Ruanda, në qershor
22/04 19:50
Top Channel/ Ish-volejbollistja provokon ndjekësit me fotot, shfaqet duke bërë dush
22/04 19:46
Top Channel/ Jep dorëheqjen folësi më i paguar i lajmeve! Skandali i kushtoi karrierën 20-vjeçare
22/04 19:45
Top Channel/ Spiunë kinezë në Angli e Gjermani, si mblodhën të dhëna për interesa të Kinës
22/04 18:34
Top Channel/ Sunak: Dëbimet do nisin! Emigrantët e parë në Ruanda, në qershor
22/04 17:28
Top News/ Dy vite kohë për një sistem Patriot/ Ja pse Evropa heziton t’i japë kundërajrorët Ukrainës
22/04 17:01
Top Channel/ RMV presidencialet: Sot dita e fundit e fushatës, 7 kandidatë- dy janë shqiptarë!
22/04 15:47