Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino është takuar me kryeministrin Sali Berisha, i cili ka shprehur angazhimin e mazhorancës për rëndësinë e padiskutueshme të respektimit, me vullnet të mirë politik, të shtetit të së drejtës, Kushtetutës dhe zbatimit të ligjit, si kusht për progresin e vendit dhe integrimin e tij evropian.