Samiti i NATO-s në Londër/ Rama: Europa e tregoi që është me ne, fola edhe me Trump
04/12/2019 19:37

Liderët e vendeve anëtarë të NATO-s u përpoqën të tregonin në Londër një front të bashkuar mes mosmarrëveshjeve të hidhura mbi terrorizmin, Turqinë dhe rritjen e ndarjes së barrës së kontributeve me Shtetet e Bashkuara. 29 udhëheqësit, përfshirë Presidentin Donald Trump, pozuan për një fotografi tradicionale “familjare” përpara se të largoheshin për takimin e planifikuar prej tre orësh. Por për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ky samit, në këto momente te vështira për Shqipërinë përfaqësonte diçka tjetër: mundësinë për të tërhequr vëmendjen tek situata dramatike të krijuar pas tërmetit. Ai ka biseduar me disa prej udhëheqësve të rëndësishme botërore si presidentin amerikan Donald Trump, atë francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. “U ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin në dijeni dhe të interesuar të dinin më shumë. Kemi diskutuam, kam bërë bisedë të gjatë me presidentin e Francës, Kancelaren, kryeministrin e Holandës, kryeministri i Danimarkës ka qenë shumë i interesuar, kryeministri Conte pa diskutim, por edhe kryeministri i Kanadasë. Kemi folur dhe me presidentin Trump dhe Erdogan. Qëllimi është për të zhvilluar një konferencë të madhe donatorësh, kjo më është kërkuar.Fokusi ka qenë për këtë temë, por ka pas edhe mbi ecurinë e integrimit në BE, si mund të shkojë procesi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca. Por, unë kam qenë shumë i fokusuar te tërmeti, pasi kjo është më e rëndësishme sot. Është një moment për të kuptuar qartë të gjithë se përtej dallimeve e kundërshtive, Europa është e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve”, shprehet Rama. Rama shpërndau më herët në rrjetet sociale edhe foton familjare të samitit duke shkruar poshtë saj, “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, një mesazh ky drejtuar banorëve të prekur nga tërmeti.

Top Channel/ SHBA dërgon fshehurazi raketa në Ukrainë: Janë “vrastare”, rreze veprimi 300 kilometra!
25/04 12:08
Top News/ Pritet urdhëri për të shfarosur Hamasin / Trupat izraelite pushtojnë Rafahun brenda ditësh
25/04 12:07
Top Channel/ Polonia kthen meshkujt ukrainas: Të shërbejnë në ushtri kundër Rusisë!
25/04 12:07
Top News/ Rusia, bomba bërthamore në hapësirë! Çfarë po fsheh Putini? Veto në OKB për rezolutën
25/04 11:51
Top News/ Kina, ‘ushtri’ të madhe në hapësirë /’LUFTA E YJEVE’, godet shënjestrat nga mijëra km larg
25/04 11:50
Top Channel/ Ngec ekonomia gjermane: Tkurrje me 0.3 %, asnjë shtet tjetër i madh në këtë situatë!
25/04 11:47
Top News/ Gati të kthejë ukrainasit mbrapsht / Polonia do të ndihmojë Kievin: Të shërbejnë në ushtri
25/04 11:41
Top News/ Venecia, ‘luftë’ turizmit masiv / 5 euro për të hyrë në qytet, nga sot bileta ditore
25/04 11:36
Top Channel/ Rikthim në Bruksel për dinarin serb: BE nuk tërhiqet, takime të reja!
25/04 11:21
Top News/ Ukraina merr armë që mund të ndryshojnë luftën/ SHBA i dërgon fshehurazi raketat
25/04 10:05
Top News/ Tajlanda nën pushtetin e “El Nino”, përfshihet nga nxehtësia ekstreme
25/04 08:30
Top News/ Kuajt vrapojnë rrugëve të Londrës, plagosin katër persona
25/04 08:00
Top News/ SHBA armatos Ukrainën/ Biden firmos ligjin, ndihmë dhe për Izraelin e Tajvanin
24/04 22:57
Top Channel/ Kryeministri spanjoll pezullon veten në detyrat publike,shkak hetimi ndaj bashkëshortes
24/04 22:06
Top News/ Macron vesh fanellën e futbollit, presidenti francez tregon aftësitë në sport
24/04 22:03
Top Channel/ Nuk ndalet Biden, 95 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24/04 21:27
Top Channel/ Athina si planeti Mars, Helsinki pushtohet nga dëbora! Moti i pazakontë pushton Evropën
24/04 21:23
Top Channel/ Sulm horror në një shkollën në Uells! Nxënësja qëllon me thikë mësuesen dhe dy të tjerë
24/04 21:22
Top Channel/ Mori ryshfet 1 milion rubla! Arrestohet zëvendësministri rus, rrezikon 15 vjet burg
24/04 19:26
Top Channel/ E zhgënjyer nga pagesat në filma, ish-pornostarja i futet botës së Instagramit
24/04 18:54