Pas gati një viti e gjysmë në rënie, papunësia në Shqipëri u rrit sërish në fund të vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e katërt shifra e papunësisë arriti në 13.29 për qind, krahasuar me 13.25 për qind që ishte një tremujor më parë.